Vendimi nga AMP: Vehbi Bushati nuk dorëzoi dokumentet e vettingut

Vehbi Bushati, Drejtor i Policisë së qarkut Lezhë nuk do të mbajë më këtë post. Ky vendim i dhënë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, është i pari pas rifillimit të të procesit të vetting-ut në polici.

Komisioni Vlerësues argumenton në vendim se largimi i Bushatit bëhet pasi dorëzoi dokumentet e kërkuara. Sipas anëtarëve të Komisionit, pavarësisht komunikimeve në rrugë zyrtare me Vehbi Bushatin, brenda afati 30 ditor, ai dorëzoi një deklaratë të interesave Private Periodike dhe Vjetore, një format të dedikuar për në ILDKPKI dhe jo i përshtatshëm për vettingun. Formulari i dorëzuar nga Bushati është për vlerësimin periodik dhe jo atë kalimtar, që po bëhet aktualisht nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Gjithashtu në vendim thuhet se Bushati nuk ka plotësuar as deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive Profesionale.

Verdikti i fundit i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore nuk e përjashton Bushatin nga Policia e Shtetit.

“Sipas arsyetimit të vendimit, Vehbi Bushati nuk do të mund të mbajë më asnjë post drejtues, nga pozicionet që përfshihen në vetting.”

Bushati i cili vjen nga një karrierë e gjatë në Policinë e Shtetit, do t’i lejohet të mbajë detyra të tjera përveç drejtor, zëvendës drejtor, shef komisariati, shef sektori, të cilët duhet të kalojnë në filtër.

Në vijim trupa vlerësuese e AMP do të filtrojë të gjithë punonjësit me poste të larta në polici. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka përcaktuar një listë prej 36 zyrtarësh të cilët duhet të vlerësohen për tre kriteret, atë të pasurisë, kontrollit të figurës dhe aftësive profesionale.

Klan News