Bernard Challandes nuk është më trajner i Kosovës. Humbja 2-1 me Gjeorgjinë në Prishtinë solli vendimin e federatës vetëm pak orë pas sfidës. Këtë e lajmëroi vetë presidenti në një konferencë mesditën e së mërkurës.

“Nuk i kemi përmbushur objektivat dhe në mënyrë të përbashkët kemi vendosur ta ndërpresim bashkëpunimin”.

Ky vendim kaloi lehtë për Bernard Challandes.

“Jam shumë i trishtuar me këtë vendim, pasi kam kaluar mirë. Qëllimi ishte zhvillimi i futbollit këtu. Për ju kanë qenë të rëndësishëm rezultatet, për mua progresi i ekipit. Jam krenar për punën që kemi bërë dhe ka qenë kënaqësi të punoj me këta djem. Nuk mund të them faleminderit për sot por për atë që kemi kaluar”.

Bernard Challandes mori drejtimin e Kosovës në Mars të 2018 dhe suksesi më i madh ishte vendi i parë në grupin e saj në Ligën e Kombeve. Challandes në 40 ndeshje, fitoi 18, barazoi 8 dhe humbi 14.

Tv Klan