Pasi humbi ndeshjen e parë 3-0 dhe barazoi në të dytën 1-1, me gjithë impenjimin për ta përmbysur rezultatin, Kukësi u eliminua nga Europa League. Faturën e pagoi trajneri Ernest Gjoka dhe stafi i tij. Presidenti Safet Gjici priste kualifikimin dhe pas takimit dukej qartë se e kishte vendosur shkarkimin e trajnerit.

Ernest Gjoka, që e njeh mirë Gjicin, e priste një vendim të tillë dhe për këtë arsye këshillon që të mos preket grupi i lojtarëve.

Kjo nuk është hera e parë për Gjicin që shkarkon trajnerët, nuk është as hera e parë për Ernest Gjokën që shkarkohet nga Kukësi. Saktësisht dy vite më parë, më 19 Korrik të 2019, Gjoka luajti ndeshjen e fundit me Kukësin pas një sezoni ku u shpall edhe kampion.

U skualifikua nga Champions nga Sherifi i Tiraspolit. Këtë sezon Gjoka mori drejtimin e Kukësit në fazën e fundit të sezonit duke arritur të vendin e dytë në renditje.

Tv Klan