Partizani e largon pas humbjes në derbi

Franco Lerda nuk është më trajneri i Partizanit. Klubi i kuq e komunikoi vendimin mbrëmjen e së shtunës me anë të njoftimi të shkurtër.

Humbja në derbin me Tiranën pas gati 6 vitesh duket se nuk është kaluar lehtë nga presidenti Gazment Demi, i cili nuk ka vonuar që të largojë italianin. kjo ishte humbja e dytë radhazi e të kuqve në kampionat, pas asaj me Bylisin javën e kaluar.

Aventura e Franco Lerda te Partizani zgjati vetëm pak muaj, pasi mori drejtimin e skuadrës në qeshor të këtij viti. Ajo u shoqërua edhe me tensione në skuadër me lojtarët dhe satfin teknik.

Në drejtimin Lerda në kampionat pas 15 takimesh, skuadra kryeqytetase ka fituar 7, ndeshje, ka humbur 4 dhe barazuar po 4.

Franco Lerda nuk është më trajneri i Partizanit.

Klubi i kuq e komunikoi vendimin mbrëmjen e së shtunës me anë të njoftimi të shkurtër.

Humbja në derbi duket se nuk është kaluar lehtë nga presidenti Gazment Demi.

Aventura e Franko Lerdës te Partizani zgjati vetëm pak muaj, pasi mori drejtimin e skuadrës në Qershor të këtij viti.

Tv Klan