Dha leje për të bërë një dasmë në anije ushtarake

Artur Meçollari, Zv/Komandant i Flotës Detare Shqiptare është shkarkuar sot me urdhër të Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Arsyeja është e gjitha banale. Kapiten i parë Meçollari, do vinte në dispozicion të një mikut të tij ish-ushtarak, një prej anijeve të flotës tonë detare për të kryer ceremoninë e dasmës së të birit, ky i fundit civil.

Një budallallëk dhe mendjelehtësi e pazakontë, por që i shkaktoi fundin më të palavdishëm të mundshëm ushtarakut që shihej edhe si drejtuesi i radhës i mundshëm i Flotës Ushtarake Detare.

Por gjithçka është ndaluar me kohë nga Policia Ushtarake, duke e përcjellë informacionin në instancat më të larta, të cilët nuk hezituan të marrin vendimin.

Artur Meçollari nuk është një emër i panjohur për publikun edhe më herët. Ai është konsideruar edhe si spiun nga ish-Kryeministri Berisha, kur iu atashua grupit të negociatorëve për kufirin detar me Greqinë, dy vite më parë.

Ai ishte shkarkuar me herët dhe liruar nga ushtria për shkelje të betimit ushtarak, me urdhër të ish-Ministrit Imami, por u rikthye në detyrë pas vitit 2013. Së fundmi, në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është emëruar Gjeneral Bajram Bega, një ushtarak karriere dhe emër i njohur brenda radhëve të hierarkisë së lartë ushtarake.

Tv Klan