Gjashtë të vdekur, dhjetra të plagosur, pemë të rrëzuara, shtëpi e makina të shkatërruara. Kjo është ajo që la pas stuhia e madhe që goditi zonën bregdetare të Halkidiki në Greqi mbrëmjen e të mërkurës.

Viktimat janë të gjithë turistë të huaj, në mesin e të cilëve dy janë fëmijë të moshave 2 dhe 8 vjeç. Shtypi grek raporton se brenda pak minutave, stuhia përfshiu gjithçka që i dilte në rrugë, duke lënë pas shkatërrim dhe vdekje. Ndërsa të plagosurit kanë pësuar fraktura të ndryshme, disa prej të cilëve me dëmtime serioze në kokë.

Kush janë viktimat?

Një grua 54-vjeçare dhe djali i saj 8-vjeçar që

ndodheshin në një restorant kur papritur stuhia shkatërroi çatinë e godinës.

Një baba rus dhe djali i 2-vjeçar qëndronin poshtë një

peme, kur erërat e fuqishme e rrëzuan përtokë.

Dy të moshuar nga Republika Çeke, djali i tyre dhe nipi 19-vjeçar kishin parkuar rulotin në plazh. Stuhia shkatërroi të gjithë rulotin. Çifti i moshuar gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa djali i tyre u plagos. Kurse nipi 19-vjeçar pësoi lëndime të lehta. /tvklan.al