Shpallen në kërkim 9 të tjerë

Policia arrestoi 3 tifozë për aktet vandale në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjeve Kukësi-Tirana e Partizani-Bylis. Gjithashtu, në kërkim janë dhe 9 persona të tjerë.

Përveç dëmtimit të stolave, këta tifozë hodhën në fushë edhe sende të forta. Ata akuzohen për “veprime të dhunshme në aktivitetet sportive” si dhe “shkatërrimi i pronës”.

Identifikimi i tyre është bërë nga monitorimi i kamerave të stadiumit “Air Albania”.

Kjo sjellje është dënuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe klubet, ndërsa pritet që ngjarjet të shqyrtohen edhe nga Komisioni i Disiplinës.

Një qëndrim për veprimet e dhunshme mbajti dhe Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se të gjithë këta persona do të përballen me ligjin.

Tv Klan