Djegia e kazanëve të mbeturinave, vjedhja e pusetave apo dhe shkatërrimi i stolave janë aktet më të rëndomta që ndodhin në qytetet tona.

Por shkatërrimi i pronës publike nuk lidhet domodosmërisht me përfitimin. Sipas specialistëve, në jetën urbane vesi i shkatërrimit të pronës së përbashkët është një një fenomen në rritje.

“Qytetarët tanë kanë defekt në ndërgjegjen publike, një pjesë e tyre janë të spikatura në individë të veçantë, por këto vese individuale po bëhen publike, pjesa destruktive po trashet, ndërsa ajo humane qytetare po mblidhet”,

thotë sociologu Gëzim Hushi.

Sipas sociologëve, këta individë që shkatërrojnë pronën e përbashkët cënojnë jetën urbane.

“Raportet e njeriut me qytetarët në shoqërinë tonë kanë filluar të shpërpjestohen, kemi një dyndje të qytetit tonë, njerëzit destruktivë që nuk e duan të bukurën, dhe këto fenomene kanë bërë të një disbalancë. Ky njeriu i rëndomtë që nuk e do jetën qytetare po shtohet dhe jemi në një presion të tillë që e cënon jetën urbane në qytet, ju vret syrin e bukura, koshat. Këta janë njerëz që quhen nekrofil, detsruktiv”.

Nga Janari deri në Shtator të këtij viti, Bashkia e Tiranës ka vendosur 326 gjoba ndaj personave që kanë dëmtuar apo ndotur hapësirat publike.

Tv Klan