3 muaj më parë, Prokuroria dhe Policia nisën hetimet për rrjetin e prostiticionit, që të enjten çoi në arrestimin e 7 personave.

Informacioni ka mbërritur në rrugë operative në polici, për një shtetas me pseudonimin “Nino”, i cili merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit.

Pas vëzhgimit, ky shtetas u identifkua si Nik Gjonikaj, drejtuesi i këtij rrjeti.

Në datën 23 Mars, në afërsi të “Pazarit të Ri” Gjonikaj ka hipur në një automjet, i cili drejtohet nga Besnik Manka dhe brenda tij ndodheshin dhe dy persona të tjerë, ndër ta dhe një femër.

Po atë natë rreth orës 20:00, Nik Gjonikaj, ka shkuar në qendër të Tiranës ku ka marrë një tjetër vajzë, të cilën e shfrytëzonte dhe e ka dërguar në një hotel në zonën e Vaqarrit.

Kjo shtetase ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin me inicialet M.M kundrejt 100 eurove. Më pas këta shtetas kanë hipur sërish në automjet dhe në këtë moment është kryer ndalimi i tyre në flagrancë.

Gjithashtu është prangosur dhe Nik Gjonikaj, në rrugë pranë banesës së tij.

Tv Klan