Korrupsioni dhe tregtia e jashtëligjshme të automjeteve në Filipine, luftohet në këtë mënyrë…

Presidenti i vendit Rodrigo Duterte, i njohur për politikat e tij të pazakonta, zgjodhi shkatërrimin e makinave të luksit, të mbërritura në Filipine nga trafikantët e automjeteve.

Nën vëzhgimin e Dutertes, buldozerët shkatërruan mbi 60 makina, të gjitha të markave më të shtrenjta, vlera totale e të cilave shkonte rreth 5 milionë euro.

Presidenti filipinas është bërë shpeshherë protagonist në mediat ndërkombëtare, veçanërisht pas fushatës së ashpër për eliminimin e trafikantëve dhe përdoruesve të drogës në Filipine, që la vrarë mbi 7 mijë persona në pak muaj.

Tv Klan