Policia e Durrësit ka arrestuar disa persona të cilët akuzohet se kanë kryer disa vjedhje në këte qytet, por dhe në qytete të tjera. Në kuadër të operacionit të koduar “Shëtitësit” janë vënë në pranga 3 persona dhe 3 të tjera janë shpallur në kërkim.

Mësohet se është arrestuar në flagrancë E.H., si dhe janë ekzekutuar 2 urdhra ndalimi për G. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është organizatori i grupit dhe A. K., 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e S. H. (alias E. L.), 31 vjeç; A. T., 33 vjeç; A. Rr., 27 vjeç dhe A. S., 35 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sende të grabitura nga vendngjarjet.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes edhe të disa magazinave dhe bizneseve në qytetin e Durrësit dhe qytete të tjera./tvklan.al