Një organizatë kriminale që merrej me vjedhjen e makinave është shkatërruar nga policia greke në Athinë.

Në pranga kanë përfunduar 11 persona, mes tyre dhe dy shqiptarë të moshës 19 dhe 22 vjeç.

2

Nga hetimet ka rezultuar se grupi ishte përgjegjës për të paktën 17 vjedhje. Makinat e veçanta ishin ato që vidheshin e më pas çmontoheshin për tu shitur në pjesë.

3

Në garazhin e tyre u gjetën dhjetëra pjesë makinash, ndërsa tregtia fillimisht bëhej online./tvklan.al