Është ndërprerë në mes ëndrra e katër shqiptarëve  të cilët kërkonin që të pasuroheshin duke u fshehur pas “koshereve të bletëve” në Itali.

Mediat italiane kanë raportuar se operacioni “Mjalti i Bardhë’ ka mundur të vërë në pranga 11 persona për trafikim lëndësh narkotike, 4 shtetas shqiptar dhe të tjerët italianë.

Një grup kriminal, koka e të cilit thuhet se është një 41-vjeçar, aktivitetin e kishte nisur me prostitucion, ndërsa kohët e fundit duket se ishte përqendruar edhe te mbajtja e bletëve dhe shitja e mjaltit, sigurisht një mënyrë kjo që të kamufluar trafikun e kokainës dhe heroinës.

Pas një pune të gjatë të autoriteteve italiane, grupi kriminal është vënë në pranga ndërsa falë përgjimeve është bërë e mundur dhe gjetja e lëndës narkotike, të cilën e kishin fshehur në një banesë në zonën bregdetare të Carrara, në një makinë, si dhe në vendin ku mbanin kosheret  e bletëve.

Dy nga shqiptarët e arrestuar janë identifikuar si Konstant Racholli dhe Elvis Drunka, ndërsa bëhet me dije se operacioni është ende në vijim dhe se në ditët e ardhshme pritet që të ketë të tjera arrestime të kësaj bande. /tvklan.al