Rusia akuzon Ukrainën për sulmin

Një tjetër shpërthim i madh në një bazë ushtarake ruse trondit Krimenë.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo të plagosur, përveçse për dëme të shumta materiale në bazë. Nga filmimet dallohen edhe predhat e magazinuara, të cilat fluturojnë në ajër, të ndezura nga flakët e mëdha.

Se çfarë e shkaktoi shpërhtimin, kjo ende mbetet e paqartë. Këshilltari i presidentit ukrainas Mihailo Podoliak e përshkroi incidentin si “demilitarizim në veprim”, duke lënë të kuptohet se shpërthimi nuk ishte aksidental.  Ndërsa rusët thonë se po hetojnë për shkaqet.

Baza ndodhet rreth 190 kilometra larg vijës ndarëse të zonës së pushtuar nga rusët në rajonin e Hersonit, brenda rrezes së artilerisë me rreze të gjatë veprimi me të cilat ukrainasit janë pajisur nga perëndimi.

Nuk përjashtohet mundësia që sulmi të jetë kryer me këto armë.Javën e kaluar një tjetër shpërthim i fuqishëm goditi një bazë ajrore ruse në veri të Sevastopolit, ku u shkatërruan disa avionë luftarakë rusë.

Tv Klan