Një javë nga masakra gjatë Pashkës Katolike në Sri Lanka, që la mbi 250 të vrarë dhe mbi 500 të plagosur, policia shkatërron celulën terroriste që kreu sulmin.

Të paktën 15 persona mbetën të vdekur si pasojë e sulmit, mes tyre gra e fëmijë, familjarë të terroristëve. Ngjarja ndodhi në qytetin lindor Santamarutu.

Teksa forcat speciale mësynë në strehën e terroristëve, 3 prej tyre u vetëhodhën në erë, duke vrarë 3 gra dhe 6 fëmijë. Hetuesit gjetën në vendngjarje sasi të konsiderueshme lëndësh shpërthyese, detonatorë, jelekë eksplozivë dhe flamuj të ISIS.

Autoritetet vendase gjetën edhe këtë dron dhe disa materiale video, ku ishin filmuar mesazhet propagandistike për ngjarjen e të dielës së kaluar.

Shteti Islamik mori përsipër sulmin ndaj kishave dhe hoteleve ditën e Pashkës Katolike, duke publikuar foton e 7 kamikazëve që shkaktuan masakrën.

Tv Klan