Policia italiane ka shkatërruar një grup trafikantësh, të cilët prej kohësh ishin në hetim dhe akuzohen se kanë trafikuar sasi të mëdha droge.

Mediat në Itali bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar në rajonin e Breshias dhe në pranga kanë rënë 12 persona, në katër vende të ndryshe. Anëtarët e grupit ranë në pranga në Mantua, Trento, Trieste dhe Verona.

Në pranga përfunduan 9 marokenë, 2 shqiptarë dhe një italian. Policia si fillim ka zbuluar në Trento, një klient të bandës, i cili kishte bleu një sasi të madhe droge me qëllim trafikimin e saj në doza të vogla.

Policia gjatë hetimeve zbuloi se klienti i bandës në disa raste dërgonte dhe gruan për të blerë drogë.

Në fund të operacionit ka sekuestruar 50 gramë kokainë dhe më shumë se 200 kilogramë hashash. Sipas hetimeve bëhet me dije se banda në 7 muaj kishte qarkulluar më shumë se 200 mijë Euro drogë./tvklan.al