Gjatë një operacioni policor  në Itali, u arrestuan 9 persona, ndërsa u sekuestruan1.2 kilogramë kokainë dhe 15 000 Euro cash.

Hetimet për këtë grup nisën që në vitin 2019, kohë në të cilën, një përdorues kokaine, kishte kallëzuar se po kërcënohej nga shpërndarësit, për shkak të borxheve që kishte.

Koka e grupit rezultoi të ishte një 35-vjeçar shqiptar, ndërsa ndihmohej një grua italiane me origjinë nga Fano.

Po përgjatë këtij operacioni rezultoi që shqiptari të kishte punësuar në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike edhe familjen e tij, bashkëshorten dhe dy vëllezërit, të gjithë banues në Rimini.

Njëri prej të cilëve i arrestuar edhe në vitin 2019. Emra të njohur për policinë dhe përsëritës .

Klan Plus