7 persona janë arrestuar në Greqi, mes tyre 2 shqiptarë, të cilët janë të përfshirë në transportimin e një sasie të madhe droge që mbërritën në Athinë nga Holanda, përmes Igumenicës, drejt Kretës.

Oficerët e policisë së Prokurorisë së Drogës të Nën-Drejtorisë së Sigurisë Heraklion kishin informacione se një sasi të madhe droge në kamionin që transportonte mish nga Holanda po shkonte për në Heraklion.

Në mjetin transportues u gjetën 25 kilogramë hashash dhe 3.6 kg kokainë. Gjate kontrollit në banesën e një 43-vjeçari me origjinë shqiptare janë gjetur 2.1 kg marijuanë, 55 gramë kokainë, 760 kapsula narkotike, 1 kallashnikov, 2 pistoleta, 4850 euro si dhe 2 peshore.

Klan News