11 persona janë arrestuar në Itali si pasojë e një operacioni policor që ka shkatërruar një organizatë që merrej me trafikuan e drogës nga Shqipëria dhe Amerika e Jugut drejt e në Itali.

Mësohet se 2 prej të arrestuarve ndodhen në burg, ndërsa pjesa tjetër janë lënë në arrest shtëpie. Edhe për 8 persona është dhënë masë paraprake, por vetëm ajo e detyrimit të paraqitjes. Të arrestuarit janë nga disa zona të ndryshme të Italisë, Lombardia, Liguria, Veneto dhe Emilia Romagna.

Sipas mediave kanë qenë pothuajse 40 persona nën hetim, të cilët kanë marrë pjesë në sjelljen e ngarkesave të drogës përmes rrugëve detare të Adriatikut, por edhe nëpërmjet rrugëve ajrore. Më pas lënda narkotike shitej në sheshet e Milanos.

Gjatë operacioneve të ndryshme policore është bërë e mundur edhe sekuestrimi i një anijeje 10 metra të gjatë ku u sekuestruan mbi 1.5 tonë marijuanë. Në atë ngjarje u arrestua një shqiptar./tvklan.al