19 persona të arrestuar në Itali

Policia në Itali ka arrestuar 19 persona të cilët akuzohen se trafikonin emigrantë të paligjshëm drejt Evropës.

Emigrantët vinin nga vende të tilla si Afganistani, Iraku dhe Pakistani. Sipas policisë të arrestuarit ishin kurdë irakenë, afganë dhe italianë.

19 personat ishin pjesë e një hetimi 2-vjeçar nga autoritetet italiane. Mediat vendase shkruajnë se ata ishin pjesë e një rrjeti trafikantësh të cilët transportonin emigrantë në Turqi dhe Greqi.

Sipas policisë, emigrantët paguanin afërsisht 6,000 € për të ardhur në Evropë për një jetë më të mirë.

Prokurorët kanë bërë të ditur se migrantët u sollën në Itali me varka që ishin vjedhur. Oficerët sekuestruan celularë, kompjuterë dhe 25,000 €.

Klan Plus