17 persona janë vënë në pranga gjatë një operacioni që është zhvilluar mëngjesin e kësaj të mërkure në Italia. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane në pranga kanë rënë shqiptarë dhe italianë.

Ata ishin pjesë e një organizate kriminale, aktiviteti të cilës vijonte që prej Janarit të 2019-s. Autoritetet kanë identifikuar gjithsej tre grupe të ndryshme që vepronin brenda së njëjtës organizatë.

Në bandën e parë bëhet fjalë për arrestimin e disa italianëve dhe shqiptarëve që shpërndanin drogë në Milano. Ata merreshin me shitjen e kokainës dhe marijuanës në Baggio dhe disa bashki të tjera në Italianë e Veriut. Në këtë grup janë sekuestruar armë, telefona, softëare specifikë të enkriptuara, dokumente etj.

Grupi i dytë i shkatërruar ishte i përbërë vetëm nga shqiptarë. Kjo bandë kishte kontakt vetëm me një të arrestuar italian. Ky grup kishte interes të lartë dhe e shpërndau aktivitetin e saj në pjesën perëndimore të Milanos. Ata kishin në shënjestër njerëzit e pasur duke u ofruar kokainë dhe lëndë narkotike që gjendet rrallë. Një vit më parë, 3 vëllezër të lidhur me këtë bandë u arrestuan.

Edhe grupi i tretë ishte i përbërë nga shqiptarë. Interesi i kësaj bande ishte në Itali, Shqipëri dhe Greqi. Ata merreshin me shpërndarje kokaine, por qëllimi ishte të hynin në tregun e jashtëligjshëm të marijuanës. Këtë do ta bënin duke marrë kanabis nga Spanja. Sipas mediave italiane, lënda narkotike sigurohej nga mbështetja e një shqiptari tjetër.

Ky operacion është në vazhdim të një tjetri të kryer në Korrik të 2019-ës, kur në një zonë pyjore në Spanjë u gjet një plantacion me kanabis. Në atë kohë u sekuestruar mbi 7 mijë rrënjë kanabis, me një peshë që shkonte deri në 5 790 kilogramë. Në pranga ranë 4 shqiptarë dhe nëse droga do të dilte në treg do të arriheshin fitime deri në 20 milionë Euro./tvklan.al