Drejtuesi i Cosa Nostra thirrej “Skënderbe”

101 persona janë arrestuar në Itali, që kanë lidhje me një nga krerët kryesorë të Cosa Nostra, Lorenzo Michele Schillaci.

Operacioni mori emrin “Skenderbe”, për shkak se një nga drejtuesit e Cosa Nostra e thërrisnin në këtë mënyrë sipas heroit tonë Kombëtar.

Lorenzo Michele Schillaci në përgjimet që autoritetet italiane kishin bërë, e thërrisnin të gjithë Skënderbe, por ai arriti ti shpëtojë arrestimit.

Nga 101 të arrestuarit, të përfshirë ka edhe shqiptarë, por emrat e tyre nuk janë publikuar nga Guardia di Financa. Ky grup merrej me trafikun e kokainës, heroinës dhe kanabisit. Ata transportonin drogë nga Italia në vendet e Evropës dhe anasjelltas.

Autoritetet në Itali kanë publikuar edhe pamjet se si organizata mafioze shkëmbente drogën.

Organizata mafioze Cosa Nostra, vijon aktivitetin, pavarësisht se shpesh është goditur nga Guardi di Financa. Sot ky grupim drejtohet nga disa persona, por asnjë prej tyre nuk është arrestuar.

Tv Klan