Gjashtë persona të cilët kishin kultivuar një parcelë me bimë narkotike kanabis sativa në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gimaj të Shkodrës, janë arrestuar gjatë një aksioni policor.

Në mesin e të arrestuarve ka adoleshentë dhe vajza. Të arrestuarit janë Gjokë Foleta 56 vjeç, Pal Alia 23 vjeç, Besnik Rripa 22 vjeç, D. Q. 17 vjeç, Manjola Kroni 22 vjeçe dhe Eugena Gjelaj 24 vjeçe.

Ndërsa në kërkim janë shpallur dy persona të tjerë, E. Gj. dhe Rr. Rr., si bashkëpunëtorë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Gjatë kontrollit është gjetur një sasi lënde narkotike kanabis dhe një armë zjarri automatike me 2 krehër me fishekë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, arma e zjarrit, krehrat me fishekë dhe 7 aparate celular. /tvklan.al