Një operacion i madh antidrogë është realizuar nga policia italiane, e cila ka shkatërruar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të lëndëve narkotike.

 Mediat italiane njoftojnë se organizata trafikonte sasi të mëdha kanabisi nga Shqipëria drejt Italisë. Në total janë 61 të arrestuar, mes të cilëve 37 shqiptarë dhe 24 italianë.

 Operacioni është koduar “Ballkan” dhe hetimet kanë nisur që në vitin 2012.

 Gjatë bastisjeve për arrestimin e anëtarëve të organizatës kriminale, hetuesit italianë kanë sekuestruar 1 ton marijuanë dhe armë që përdoreshin nga trafikantët për të ruajtur drogën gjatë transportit.

 Autoritetet kanë mundur të zbulojnë të gjithë skemën se si funksiononte organizata dhe se furnizuesit e kanabisit ishin shqiptarë. /tvklan.al