Policia e Shkodrës ka shkatërruar një rrjet të dyshuar prostitucioni duke arrestuar dy persona dhe duke nisur procedim penal ndaj një të treti.

Policia tha se pas një hetimi disa mujor u shkatërrua një grup që shfrytëzonte femra për prostitucion në qarkun e Shkodrës kundrejt pagesave të ndryshme.

Kështu, në kuadër të operacionit “Kryeneçja”, u arrestuan në flagrancë 67-vjeçarja Liza Bela për shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtjes së ambienteve për prostitucion si dhe 56-vjeçari Halil Bajraktari, i cili akuzohet për favorizim prostitucioni.

Po ashtu, policia tha se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 41-vjeçares F.M, e dyshuar si ushtruese prostitucioni./tvklan.al