Një 56-vjeçar në Këlcyrë të Përmetit është arrestuar nga policia për dhunë në familje. Safet S.

Akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij me iniciale A.S. Policia bën me dije se gruaja ishte më urdhër mbrojtje të lëshuar më datë 14 shtator të këtij viti pasi ishte dhunuar edhe më parë nga burri i saj.

Materialet në ngarkim të 56-vjeçarit Safet S. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme. /

tvklan.al