Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me gjobë 709 qytetarë, të cilët kanë shkelur rregullat kundër Covid-19 të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve.

Policia bën me dije se janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 Lekë, 611 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Po ashtu Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 92 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 2 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 Lekë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 Lekë, 4 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00. /tvklan.al