Shkelen rregullat për lëvizjen e kufizuar në ura

Posta

Shkelen rregullat për lëvizjen e kufizuar në ura

15:50 24/03/2019

Ura e Tapizës është cilësuar si një nga 7 urat më të rrezikshme në vend për shkak të degradimit të saj ndër vite. Edhe pse pak ditë më parë Autoriteti Rrugor Shqiptar doli në një deklaratë duke thënë se ka devijuar qarkullimin e automjeteve të rënda në këtë urë.

Automjetet e rënda vijojnë të qarkullojnë në autokolonë, ndonëse kjo urë paraqet rrezikshmëri të madhe. Interesimit të Tv Klan, drejtues të Policisë Rrugore iu përgjigjën se ende nuk kanë marrë ndonjë njoftin për kufizim qarkullimi apo devijim të saj në një rrugë dytësore.

Po kjo nuk është e vetmja urë ku qarkullimi i automjeteve është i  rrezikshëm. E njëjta situatë është edhe tek ura e Leklit dhe asaj të Dragotit në Tepelenë. Struktura mbajtëse e këtyre dy urave duhet ndryshuar totalisht.

Më shumë se 50% e urave në Shqipëri kanë probleme me sigurinë. Një raport i hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë tregon se 7 prej tyre janë në gjendje emergjente, për të cilat do të nisë riparimi.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT