Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmjetësuar një armëpushim mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Sekretari i Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, zhvilloi një takim me homologët në Armeni dhe Azerbajxhan dhe dha lajmin se ishte arritur armëpushimi.

Por marrëveshja mes dy vende nuk ka zgjatur shumë, pasi Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit.

Armëpushimi u njoftua dhe nga Presidenti Donald Trump, por qetësia zgjati vetëm disa minuta. Edhe më herët dy vendet kishin njoftuar për një armëpushim, por marrëveshja ka mbetur në letër pasi në Nago-Karabak asnjëherë nuk ka pasur qetësi.

Luftimet mes dy vendeve shpërthyen më 27 shtator dhe deri tani kanë humbur jetën qindra ushtarë e civilë./tvklan.al