Mbi 4 mijë gjoba në 3 ditë për maskat

Policia ka gjobitur me 50 milionë Lekë të vjetra ministrin e Turizmit Blendi Klosi pasi gjatë një takimi si drejtues i qarkut të Beratit 2 ditë më parë nuk  janë respektuar masat anti-Covid.

Gjobë po me të njëjtën masë kanë marrë dhe dy përfaqësues të Partisë Demokratike në Durrës të cilët po ashtu në takimet e tyre elektorale në Shkallnur dhe Manzë nuk iu janë përmbajtur masave të Komitetit të Ekspertëve. Fatmir Muça, Agim Cani.

Një ditë më parë u gjobit me 50 milionë Lekë dhe kryetari i shoqatës Durrësi për një aktivitet ku ishte i pranishëm dhe kreu i shtetit, Presidenti Ilir Meta.

59 shoferëve u është hequr leja e drejtimit pasi kanë shkelur orën policore. Ata janë kapur duke lëvizur pas orës 20:00. Gjithashtu edhe 41 qytetarë që ecnin në këmbë pas kësaj ore janë gjobitur.

Rritja e rasteve me Covid-19, ka bërë që policia të vendosë më shumë se 4 mijë gjoba për mosmbajtjen e maskës, vetëm në 3 ditët e fundit.

Po kështu me nga 1 milionë Lek të reja janë gjobitur edhe 10 lokale në vend, që vijonin të qëndronin hapur pas orës 20:00.

Tv Klan