Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë të gjitha rastet e shkeljeve gjatë procesit të numërimit. Në një konferencë për mediat, Celibashi u shpreh se KQZ ka të gjitha pamjet filmike nga të gjitha qendrat e numërimit.

Po ashtu ai ka bërë me dije se disa kandidatë kanë shprehur shqetësim për deformim të votës nga komisionerët.

Celibashi po ashtu ka thënë se provat filmike do të dorëzohet në prokurori dhe bëri thirrje për hetime për të gjitha rastet kur ka shkelje.

Kemi pamjet filmike të plota për të 92 qendrat e numërimit. Besoj se këto pamje do të ndihmojnë shumë prokurorinë mbi fenomene të tilla dhe mbi fenomene të tjera që janë kundërshtim me ligjim. Ka pasur shqetësime, në pikëpamje të ligjit nuk mund ti konsideroj si ankimime ndoshta është në vlerësimin e subjektete se në çfarë forme zgjedhin që të shprehin shqetësimet.

Shqetësime ka pasur nga kandidatë të mbështetur nga zgjedhësit. Edhe personalisht dhe si komisioner do t’i inkurajoja të kishte hetime të thelluara për raste të tilla. Si duket në veshët e këtyre komisionerëve nuk është lexuar si duhet Kodi Penal“, tha Celibashi.

Celibashi mesazh numëruesve: Ndëshkime për ata që tjetërsojnë votën

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u ka dërguar sot një mesazh të gjithë numëruesve. Në një deklaratë për mediat kreu i KQZ tha se institucioni që ai drejton ka marrë të gjitha masat që vota për kandidatët të mos kthehet në një pazar elektoral.

Celibashi u shpreh se KQZ ka të gjitha filmimet e numërimeve dhe do të ketë ndëshkime për të gjitha ata që shkelin ligjin.

“Për sa i përket numërimit të votave për kandidatët KQZ ka marrë të gjitha masat që të mos shndërrohet në pazar elektoral. Çdo komisioner do të ketë ndëshkime penale për të gjitha ata që do të tjetërsojnë votat. KQZ ka filmimet të të gjitha qendrat e numërimit dhe ne do t’ua japim të gjitha partive që më pas t’u jepen kandidatëve. Kushdo kandidat që nuk do të marrë pamjet nga partia, mund t’i tërheq në KQZ“, tha Celibashi.

Për sa i përket vonesave në numërime, Celibashi u shpreh se është besimplotë që do të ketë një ecuri të mirë, por tha se të gjitha ata komisioner që kërkojnë pushim do të ketë një  vlerësim rast pas rasti sipas ligjeve që janë fuqi.

Celibashi tregon sa ishte pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 Prillit

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat ka treguar rezultatin e pjesëmarrjes në zgjedhjet të 25 Prillit.

Celibashi tha se me numërimet e deritanishme  rezulton se pjesëmarrja është 45.72%, por që në përfundim të procesit zgjedhor do të ketë një shifër tjetër.

Ka përfunduar plotësisht procesi i numërimit 4952 në njësi votimi. Procesi i numërimi ka përfunduar në 12 vende të numërimit dhe ka filluar në disa qendra të tjera. Pjesë marrja është 45.72%”, tha Celibashi.

Po ashtu komisioneri ka treguar dhe rezultatet e deritanishme ku kryeson PS me 74 mandate, PD 59 mandate, LSI 4 dhe PSD 1 mandat.

Kur do të ketë një rezultat dhe për kandidatët? Si përgjigjet Celibashi

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të publikohen brenda kësaj jave. Këtë premtim ka bërë kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, duke thënë se procesi i numërimit duhet të vijojë me shpejtësi.

Në një konferencë për mediat ai u shpreh se sipas ligjeve në fuqi pas përfundimit të votave për partitë, duhet të fillojë numërimi i votave për kandidatët jo më vonë se tetë orë nga mbyllja e procesit të parë.

I pyetur se kur mund të ketë një rezultatet përfundimtar dhe për kandidatët, kreu i KQZ tha se afati është deri në fund të kësaj jave.

Në mos të gabojmë kam thënë se brenda një jave nga nxjerrja e rezultateve për partitë politike. Besoj se brenda javës ne do të kemi edhe kandidatët fitues. Të paktën për fazën e parë, unë mendoj se praktikisht objektivin e kemi arritur. Por na mungojnë dhe 270 qendra votimi dhe besoj se do i kemi brenda orës 00:00 të ditës së sotme”, tha Celibashi./tvklan.al