Travis Barker dhe Kourtney Kardashian ndikohen nga preferencat e njëri-tjetrit kur bëhet fjalë për ndryshime në pamje. 45-vjeçari postoi një foto në rrjetet sociale ku në njërin nga dhëmbët kishte vendosur një aksesor në formën e një kafke të mbuluar me diamante.

Stomatologu që kreu këtë procedurë në dhëmbët e bateristit, tha: “Ai erdhi te unë disa muaj më parë, kërkonte diçka të veçantë. Dëshironte një gjë që njerëzit të mos e kishin bërë më parë”.

Diamantet në dhëmbin e Barker kushtuan rreth 8000 dollarë, madje ai po mendon të bëjë një tjetër copëz të tillë zbukurimi në të ardhmen.

Muajin e shkuar, e dashura e tij, Kourtney Kardashian i parapriu fiksimit të ri të tyre pasi mbuloi me diamante dy dhëmbët e saj të qenit.

Që pasi çifti ka nisur të frekuentohet në Janar të këtij viti, Kourtney është parë me veshje më të dallueshme se sa stili i saj i zakonshëm. Dyshja ka bërë tatuazhe të lidhura me njëri-tjetrin, ndërsa në ditët e fundit 42-vjeçarja e lejoi Travis të priste flokët e saj./tvklan.al