Realizon 48 në fitoren e Sllovenisë ndaj Argjentinës

Luka Donçiç shkëlqeu në debutimin e tij në Lojërat Olimpike duke shënuar 48 pikë për Slloveninë në suksesin 118-100 ndaj Argjentinës, nënkampione e Botës në fuqi.

Basketbollisti 22-vjeçar barazoi rekordin e Ed Palubinskas në 1976 me Australinë, ndërsa më mirë ka bërë 55 Oscar Schmidt, i cili me Brazilin në 1988 realizoi 55 në një takim. Donçiç edhe mund ta kishte kaluar këtë rekord nëse nuk do të qëndronte në stol gjatë 4 minutave të fundit të sfidës.

“Nuk më intereson rekordi, erdhëm këtu për të fituar dhe e arritëm. Vetëm kjo ka rëndësi”, tha pas ndeshjes ylli i Sllovenisë. Përfaqësuesja sllovene, kampione e Europës në fuqi është pretendente për medalje në olimpiadën e Tokios.

Tv Klan