Edhe pse bota është ende në izolim për shkak të Covid-19, revistat e modës vijojnë normalisht punën e tyre.

Naomi Campbell ose e cilësuar ndryshe si “Pantera e Zezë”, ka bërë histori teksa ka pozuar në kopertinën e revistës “Essence” jo me aparat profesional por me anë të celularit. Revista shënon këtë vit 50-vjetorin e krijimit të saj dhe me këtë rast redaktorët e saj zgjodhën pikërisht modelen e famshme që të ishte në kopertinë.

Për shkak të pandemisë, të gjithë menduan se modelja do ta anulonte një dalje të saj. Naomi jo vetëm që nuk e anuloi, por habiti botën me bukurinë që e karakterizon ikonën e pasarelave. Ajo e bëri vetë grimin dhe realizoi një foto në kushte shtëpie, të shkrepur me kamerën e aparatit celular.

Për herë të parë në histori, në kopertinën e një reviste është publikuar një foto e tillë kaq e thjeshtë. Edhe pse nuk është profesioniste në të bërit e fotove, modelja ia ka dalë të shkëlqejë.

Klan Plus