Rey Manaj ishte protagonisti kryesor në fitoren e Shqipërisë 3 – 0 ndaj Andorrës me 2 gola të shënuar në Arenën Kombëtare, një takim i transmetuar në TV Klan.

Sulmuesi Kuqezinjve ra në sy me paraqitjen e tij dhe UEFA e ka bërë pjesë të garës për lojtarin më të mirë të xhiros së dytë të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.

Kandidatët e tjerë janë polaku Karol Swiderski, norvegjezi Martin Odegaard dhe boshnjaku Haris Hajradinoviç.

Votimi bëhet në faqen zyrtare të UEFA-s dhe është i hapur deri në orën 15:00 të së enjtes.

Futbollistët e Kombëtares kanë qenë edhe herë tjetër pjesë e anketave të UEFA-s, duke u shpallur edhe fitues.

Tv Klan