“Mirënjohje për qëndrimin ndaj çështjes shqiptare”

Sipërmarrësi kosovar Shkëlqim Devolli është takuar me ish-Presidentin amerikan, Donald Trump, në Florida, të cilin e ka falenderuar për angazhimin e tij rreth Kosovës, duke u shprehur mirënjohjen e thellë për qëndrimin që Uashingtoni ka mbajtur historikisht karshi çështjes shqiptare në përgjithësi.

Devolli i ka treguar ish-shefit Shtëpisë së Bardhë edhe për depërtimin e suksesshëm të produkteve të korporatës “Devolli Corporation” në tregun amerikan, gjë që ka shumëfishuar eksportin kosovar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës brenda dy viteve të fundit.

Gjatë qëndrimit 3-javor në SHBA, Shkëlqim Devolli është takuar edhe me disa kongresistë dhe senatorë amerikanë, përfaqësues të biznesit dhe përfaqësues institucionalë në Uashington dhe Nju Jork, me qëllim thellimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-SHBA.

Tv Klan