Shkëlqim Devolli takon ish-sekretarin Kerry dhe kryetarin e New York-ut

Shkëlqim Devolli takon ish-sekretarin Kerry dhe kryetarin e New York-ut

16:30 23/09/2022

Në fokus, integrimi i shqiptarëve në SHBA dhe zhvillimet në Ballkan

Drejtuesi i njërës prej korporatave më të mëdha në Kosovë, Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u takua ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili sot mban postin e emisarit special të Presidentit Biden për ndryshimet klimatike.

Kerry ka folur me afaristin kosovar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, ndërsa Devolli e falënderoi ish-Sekretarin e Shtetit për angazhimin e tij për Kosovën.

Gjithashtu, Shkëlqim Devolli u takua edhe me kreun e bashkisë së Nju Jorkut, Erik Adams, të cilit i ka treguar se biznesi i parë i korporatës me shtetin amerikan ka qenë hapja e Prince Coffee House në këtë qytet. Komuniteti shqiptar i Nju Jorkut dhe integrimi i tyre në botën e biznesit në SHBA kanë qenë ndër temat e diskutuara në këtë takim.

Disa ditë më parë Shkëlqim Devolli u takua ne Senatin amerikan edhe me njërin nga politikanët popullor në SHBA, Ted Cruz, si dhe Guvernatorin e shtetit të Texasit, Greg Abbott, me të cilët ishin diskutuar temat e bashkëpunimit ekonomik SHBA – Kosovë.

Shkëlqim Devolli ka vendosur qendrën logjistike dhe të shpërndarjes të bizneseve të Devolli Corporation për territorin amerikan në Texas.

Vitin e kaluar, Devolli Corporation pati një qarkullim të përgjithshëm kapitali prej rreth 400 milionë eurosh, prej të cilave rreth 200 milionë eksporte drejt SHBA-së. Me mbi 4500 të punësuar në disa njësi biznesi dhe të prodhimit, kjo korporatë është shpallur edhe si punëdhënësja më e madhe dhe tatimpaguesja më e madhe në Kosovë.

Tv Klan





Të ngjashme