Mbrojtësi: Na konsideruan të dobët, por kjo na dha shtysë

Marash Kumbulla është cilësuar si një nga zbulimet e këtij sezoni në Serie A. Mbrojtësi 20-vjeçar i Verona po shfaq vlerat e tij që në debutim. Kumbulla tregoi për një intervistë për “Corriere della Sera” pse skuadra veroneze ka një nga mbrojtjet më të mira në Serie A.

“Jemi një grup bashkuar si në fushë dhe jashtë saj. Ky aspket na ndihmon të punojmë mirë. Në fillim na konsideruan të dobët, por kjo na dha shtysë të punonim më shumë në krahasim me të tjetër. Por dinim që nuk ishim të tillë dhe aq më shumë dënuar për të humbur”.

Marash Kumbulla i cili ka lindur në Itali vlerëson edhe gjestin e Shqipërisë për të dërguar mjekë që të luftojnë koronavirusin.

“Jam krenar për një gjest të tillë, në një moment kaq të vështirë për Italinë, që ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë kur ka qenë nevoja”.

Marash Kumbulla është një nga futbollistët më të kërkuar nga klube të mëdha në Itali dhe jashtë saj.

Tv Klan