Është hapur shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën e Tiranës për padinë e bërë nga Shkëlzen Berisha ndaj Taulant Ballës. Djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha e akuzon deputetin socialist për shpifje, në lidhje deklaratat e bëra nga ky i fundit në komisionin parlametar për privatizimin e OSSH tek çekët e CEZ.

Në këtë seancë kreu i grupit socialist nuk ishte në sallë duke u përfaqësuar nga avokati. Shkëlzen Berisha solli prova, të cilat sipas tij faktojnë se i ka të paguar të gjitha detyrimet tatimore dhe deklaratat e Ballës janë shpifje. Në dalje nga Gjykata, ai tha se profesioni i ligjvënësit socialist është shpifja.

Proceset për shpifje me zotin Balla janë të shumta sepse profesioni kryesor i zotit Balla është shpifës. Nuk ishte i pranishëm. Shpresoj të mos ketë qenë duke nxjerrë ndonjë përdhunues nga komisariatet, shpresoj të mos ketë qenë në udhëtim me ndonjë trafikant që e ka mik shtëpie, shpresoj që gjykata të vërtetojë dhe njëherë shpifjen e radhës, kësaj here penalisht për zotin Balla”.

Berisha pretendon se Balla ka cënuar të dhënat e tij personale në lidhje me publikimin e nje dokumeti në Facebook. Ky dokument i referohet një kontrate ku Shkëlzen Berisha ka marrë 200 mijë Euro komision për blerjen e një toke nga biznesmeni Ismail Mulleti. Seanca e radhës u caktua në datën 27 Nëntor.

Tv Klan