Bardhezinjtë ofrojnë Ramsey për të marre Pjanic në Torino

Juventus nuk heq dorë nga dëshira për të rikthyer në Torino boshnjakun, Miralem Pjanic. Trajneri, Massimiliano Allegri kërkon një regjisor për në mesin e fushës dhe Pjanic mendon se është ai i duhuri. Por për të arritur tek ai, duhet bindur Barcelona, që aktualisht ka nën zotërim kartonin e tij.

Kriza e madhe që ka kapluar të gjithë skuadrat ka kthyer në trend formulën e huazimit, ose të shkëmbimit kokë më kokë me një tjetër futbollist. E për të arritur tek ai, Juventus ka gati kartonin e Aron Ramsej.

Uellsiani nuk ka bindur në Torino dhe një kalim në “Camp Nou” do ishte një hap i mirë si për karrierën ashtu edhe për vazhdimësinë.

Megjithatë problem mbetet paga e tij, me presidentin e Barcelonës, Huan Laporta që nuk ka ndërmend të rrisë borxhet dhe të shtojë buxhetin për rrogat e lojtarëve. Edhe mosha e dy futbollistëve është e ngjashme, me Pjanic që ka festuar ditëlindjen e 31, ndërsa Ramsej është një vit më i ri.

Klan News