Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë shkëmbyer të shtëna me armë zjarri në zonën e demilitarizuar që ndan dy shtetet.

Të shtënat nisën fillimisht nga Koreja e Veriut dhe plumbat prekën kabinën e një roje të Koresë së Jugut në anën tjetër të kufirit.

Si kundërpërgjigje, Koreja e Jugut qëlloi me armë në ajër dhe bëri një paralajmërim.

Nga ky incident nuk raportohet të ketë të lënduar apo viktima. Nuk është e qartë se çfarë e provokoi këtë ngjarje.

Drejtuesit e ushtrisë së Koresë së Jugut thanë se po përpiqeshin të kontaktonin me Korenë e Veriut përmes linjës së emergjencës. Kjo është hera e parë në 5 vite që ushtarët e Koresë së Veriut qëlluan drejt Jugut.

Shkëmbimi i zjarrit vjen dy ditë pasi lideri koreano-verior Kim Jong Un u shfaq në publik pas një mungese 3-javore, duke ngjallur shumë spekulime rreth shëndetit të tij. /tvklan.al