Mediat shkruajnë për këtë lëvizje

Një shkëmbim Gareth Bale, Neymar. Këtë shkruan gazeta britanike “Independent” për një lëvizje gjatë kësaj merkatoje mes Real Madrid dhe Paris Saint Germain.

Të dy futbollistët janë të padëshiruar në ekipin ku luajnë. Zinedine Zidane e pranoi se Gareth Bale duhet të largohet sa më shpejt nga Madridi. Neymar i ka vështirësuar marrëdhëniet me drejtuesit aq sa në Paris presin ofertën e duhur për ta shitur. Nëse ky shkëmbim do të ndodhte do të ishte me të vërtetë lëvizja e vitit.

Ndërkohë Bale pati oferta nga Kina me pagë stratosferike pa harruar interesimin e Tottenham, ekip ku është aktivizuar më parë. Për Neymar pretendentët janë të shumtë ku mbi të gjithë shfaqet Barcelona, rivali historik i Real Madrid.

Tv Klan