INSTAT: 1.1 mld Lekë eksportet në 2023, ndërsa importet 4.2 mld Lekë

Prej shume vitesh Shqipëria dhe Ukraina kryejnë shkëmbime tregtare të disa produkteve të ndryshme, por 2 vitet e fundit vihet re një rritje e konsiderueshme e këtyre shkëmbimeve.

Nese i referohemi të dhënave zyrtare të INSTAT, dy vitet e fundit eksportet dhe importet mes dy vendeve që përkojnë edhe me periudhën e agresionit rus në Ukrainë kanë ardhur gjithnjë e në rritje.

Më konkretisht eksportet gjatë vitit 2022 kapën vlerën e 867.1 milionë Lekëve, ndërsa gjatë vitit 2023 ato arritën shifra edhe më të larta në vlerën e 1.1 miliardë lekëve.

Sa i përket grupit të produkteve që Shqipëria eksporton drejt Ukrainës kryesisht dominojnë fruta-perimet, kripa dhe çeliku që zënë peshën kryesore.  

Nga ana tjetër importet nga Ukraina drejt Shqipërisë 4 vitet e fundit kanë qenë në shifrat e 3.7 deri në 4.2 miliarde Lekëve siç vihet re nga të dhënat e INSTAT.

Pavarësisht konfliktit në Ukrainë që nisi në shkurt të 2022, importet veçanërisht gjatë 2 viteve të fundit kanë vijuar me shifra tepër të larta.

Produktet që Shqipëria importon nga Ukraina janë kryesisht vaji, produktet e bulmetit dhe grupi i mobilieve referuar shifrave zyrtare.

Klan News