Realiteti virtual mund të realizojë shkëmbimin e trupit. Duket si fantashkencë apo edhe si makth, por shkencëtarët janë shumë pranë të realizuarit plotësisht shkëmbimin e trupit mes dy personave.

Qëllimi është thjesht mjekësor, për të kuruar dhe trajtuar sëmundje e shqetësime psikiatrike. Studimi i realizuar nga kërkuesit e Karolindka Institute në Stokholm, është publikuar në revistën ndërkombëtare shkencore Cell.

Në studim kanë marrë pjesë 33 çifte miqsh, që në mënyrë vullnetare kanë pranuar eksperimentimin e shkëmbimit të trupit. Në kokën e secilit është vendosur një telekamër dhe trupi u mbuluar nga sensorë që replikonin ndjesitë e tjetrit.

Edhe kamera transmetonte imazhet e shokut-kavie, për te krijuar sensin e të qenit në vendin e shokut. Në përfundim të eksperimentit, rezultoi se njeriu arrinte të memorizonte më pak eksperiencat e përjetuara nga trupi i tjetrit, në krahasim me përjetimet personale.

Klan Plus