Një prekje me dashuri dhe e kujdesshme tregon jo vetëm se sa i rëndësishëm është ky person për ju, por gjithashtu ju ngushëllon në mënyrë të padiskutueshme gjatë kohërave të vështira, sëmundjeve ose nëse keni dhimbje. Rezulton se ka një shpjegim për këtë. Një studim i fundit ka zbuluar pse prekja njerëzore mund të jetë kaq e fuqishme dhe të ndihmojë si ilaçet.

Sado që tingëllon e pabesueshme, të kesh një partner romantik që të mban dorën kur ke dhimbje, fillon të vuash më pak dhe të ndjesh më pak siklet. Ky mund të quhet “ilaç dashurie” dhe mund të shërojë.

E tëra që na duhet është dashuria dhe prekja e sinqertë njerëzore. Goldstein, një psikolog që po studionte fuqinë e prekjes njerëzore, vendosi të bënte një eksperiment me gruan e tij gjatë lindjes së vajzës së tij. Më vonë, më shumë se 20 çifte u testuan në një laborator gjatë një viti.

Rezulton se thjesht të qenit pranë njëri-tjetrit, edhe pa prekje, shkaktoi sinkronizëm të valës së trurit që u rrit më shumë kur çiftet mbanin duart. Elektroencefalografia ndihmoi për të matur në të vërtetë këtë aktivitet të valëve të trurit.

Ata zbuluan një gjë më të rëndësishme: Duket se dhimbja e ndërpret plotësisht këtë sinkronizim ndërpersonal midis çifteve dhe prekja e kthen atë përsëri.

Pra, mos të kemi frikë ta prekim partnerin tonë butësisht kur ai ose ajo ka ndonjë dhimbje. Prekja juaj shëruese mund të lehtësojë vuajtjet dhe parandalon që sëmundjet të prishin sinkronizimin dhe lidhjen midis dy njerëzve që duhen.

Mund ta provoni tani nëse keni ndonjë dhimbje. Thjesht merrni dorën e partnerit tuaj dhe mbajeni atë për një kohë. Ndoshta vini re që rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja po sinkronizohen. Ju mund të mos e ndjeni atë, por ndodh! Dhe nuk janë vetëm rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja, por modelet tuaja të valëve të trurit gjithashtu sinkronizohen. /tvklan.al