Mesatarisht, një person lëshon gazra 15 herë në ditë dhe ky numër mund të shkojë deri në 40! Gazrat shkaktohet nga ajri i bllokuar dhe gazrat truporë. Është një proces krejtësisht normal, por mund të shkaktojë zhurmë duke na bërë që të turpërohemi kur jemi me njerëz të tjerë përreth dhe kështu ne përpiqemi që t’i mbajmë brenda. Kjo nuk është aspak e mirë për shëndetin.

Mbajtja e gazrave mund t’ju shkaktojë disa probleme të mëdha.

1. Trupi mund ta thithë sërish atë.

Kur e detyroni trupin të mbajë gazrat, atij nuk i mbetet asnjë mundësi tjetër përveç se ta thithë atë sërish. Ai vihet në qarkullim përsëri dhe gjithashtu mund të shpëtojë përmes frymëmarrjes tuaj ose si një gromësirë.

2. Mund të çojë në dhimbje dhe urth.

Kur tkurrni muskujt tuaj për të shmangur gazrat, ajo ndërton presion brenda trupit dhe mund të çojë në dhimbje dhe urth. Nëse bëhet rregullisht, mund të shkaktojë ënjtje edhe në aparatin tuaj tretës.

3. Ndikon në shëndetin e zorrës së trashë.

Gazrat eliminojnë presionin në trupin tuaj. Mbajtja e tyre mund ta irritojë zorrën e trashë dhe gjithashtu mund të shkaktojë hemorroide.

4. Do t’ju bëjë të ndiheni të fryrë gjatë gjithë kohës.

Ndërsa është ende e diskutueshme nëse mbajtja e gazrave ju bën të fryheni apo jo, është zbuluar se mbajtja e tyre brenda vullnetarisht, ju jep shqetësime dhe përshtypjen se jeni të fryrë.

5. Mund të jetë duke sinjalizuar një problem më të keq.

Gazrat janë plotësisht normale dhe e shëndetshme, por zhurma dhe aroma e tyre mund të shkaktojnë çështje të mundshme shëndetësore si intolerancën ushqimore dhe problemet e tretjes. Gazërat jashtëzakonisht me erë të keqe gjithashtu mund të tregojnë një përmbajtje të lartë squfuri në trupin tuaj. Nëse gazrat tuaja janë të dhimbshme ose diçka tjetër përveçse normale për ju, ju sugjerojmë që të konsultoheni me një mjek.

Bonus: Truket që duhet të përdorni për të shmangur gazrat me erë të keqe dhe me zë të lartë

-Shmangni konsumimin e pijeve të gazuara pasi ato prodhojnë më shumë gaz në trupin tuaj.

-Hani pjesë më të vogla dhe përtypni ngadalë.

-Konsumoni rregullisht ushqime si banane, patate, drithëra dhe grurë për të parandaluar që gazrat të mos kenë erë të keqe. /tvklan.al