Në një hark kohor brenda 8 viteve, shkencëtarët besojnë se njerëzit nuk do të kenë më nevojë të kryejnë translante zemre natyrale, por do të mund ta bëjnë atë me një zemër artificiale.

Ekspertët në Holandë, Kembrixh dhe Londër po ekperimentojnë një zemër artificiale, e cila ka aftësinë që të pompojë gjakun. Ata synojnë ta implantojnë atë për herë të parë brenda këtij 3- vjeçari tek një kafshë, dhe në vitin 2028 do ta implantojnë tek njerëzit.

Kostoja e kësaj ndërhyrjeje do të jetë 30 milion paund, për të cilën kanë punuar studiuesit më të mirë kardiovaskular nga e gjithë bota, përfshirë ekspertë nga Oxford, Imperial College London, Harvard dhe Sheffield.

Fondacioni Britanik i Zemrës, i cili po drejton dhe financon këtë projekt, ka pranuar gjithsej 75 aplikime nga ekipe të 40 vendeve të botës.

Katër finalistët kanë marrë 50,000 funte fonde për të zhvilluar idetë e tyre në gjashtë muajt e ardhshëm, përpara se të zgjidhet fituesi këtë verë.

Profesor Sir Nilesh Samani, drejtor mjekësor në BHF, tha: Sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut mbeten shkaku numër një i vdekjes në të gjithë botën. Ne po bëjmë hapa të vegjël përpara çdo vit, por ajo që duhet thënë është se ky është një hap gjigand. Ky përfaqëson investimin e vetëm më të madh në shkencë.

Projekti “zemër hibride”, i udhëhequr nga Universiteti i Amsterdamit, përdor një material sintetik artificial që përsërit pompimet, të kombinuara me shtresa të qelizave njerëzore të bëra në laborator për tu siguruar që pajisja të pranohet nga sistemi imunitar i trupit.

Shkencëtarët që qëndrojnë pas këtij projekti shpresojnë se ai do të zëvendësojë transplantet e zemrës natyrale.

Në Mbretërinë e Bashkuar kryhen rreth 200 transplante zemre në vit, por numri i personave që humbin jetën është i lartë, pasi radha për ndërhyrjen kërkon kohë. Ndërkohë ajo që është konsideruar gjithnjë si problem është se për fëmijët, numri i zemrave të dhuruara është shumë i ulët, çka rrit shkallën e vdekshmërisë së tyre.

Ndërhyrja e parë për zemrën artificiale do të kryhet në Papworth në Cambridgeshire ose Spitalin Great Ormond Street në Londër, thonë shkencëtarët.

“Bazuar në rezultatet tona paraprake, ne e dimë se kjo do të funksionojë”. /tvklan.al