Shkencëtarët gjejnë “butonin vrasës” që mund të shkaktojë vdekjen e qelizave kancerogjene


Shkencëtarët gjejnë “butonin vrasës” që mund të shkaktojë vdekjen e qelizave kancerogjene

19:51 23/11/2023

Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për të ‘shpërthyer dyert’ që çojnë në zemrën e tumoreve kancerogjene dhe duke i hapur për një trajtim. Strategjia funksionon duke aktivizuar një ‘bombë me sahat’ në që lidhen me enët e gjakut të tumorit.

Këto qeliza kontrollojnë hyrjen në indin tumoral dhe derisa të hapen, qelizat imunitare nuk mund të luftojnë kancerin. “Bomba me sahat” është në fakt një receptor ‘vdekjeje’ i quajtur Fas ose CD95. Kur aktivizohet nga antitrupi i duhur, nxit vdekjen e programuar të qelizës.

Shkencëtarët e universiteteve California, David dhe Indiana thonë se deri më tani Fas është “nënvlerësuar në imunoterapinë e kancerit”. Deri më sot, asnjë antitrup Fas nuk është testuar klinikisht.

“Përpjekjet e mëparshme për të shënjestruar këtë receptor nuk kanë qenë të suksesshme. Por tani që e kemi idenitifikuar, mund të jetë një hap përpara që ta shënjestrojmë Fas te tumoret”.

Antitrupi i lidhur pas një pjese specifike të receptorit është në fakt butoni vrasës i qelizës.

Pas shkatërrimit të kësaj bllokade, terapi të tjera ndaj kancerit mund të vazhdojnë me shënjestrat e tyre, të cilat shpesh janë të ngërthyera bashkë dhe të fshihen brenda tumorit./tvklan.al









Të ngjashme