Mutacionet e reja të koronvirusit mund të shfaqen brenda vitit të ardhshëm, e kjo do të bënte që vaksinat aktuale kundër Covid-19 të humnin në mënyrë të ndjeshme efektshmërinë. Paralajmërimi vjen nga shkencëtarë nga e gjithë bota.

Sipas ekspertëve, ky rrezik po rritet gjithnjë e më shumë me dështimin e shpërndarjes së vaksinës në gjithë globin, duke i dhënë mundësinë virusit që të përhapet lirisht në popullsitë më të varfra dhe të pambrojtura të globit.

Në një vëzhgim të bërë nga 77 shkencëtarë nga 28 shtete, dy e treta e tyre thanë se besonin që bota kishte 1-2 vjet kohë përpara se Sars-Cov-2 të pësonte mutacion, duke bërë që pjesa më e madhe e vaksinave të gjeneratës së parë të bëhen jo të efektshme dhe do të duhej modifikimi i tyre.

Pjesa më e madhe e shkencëtarëve, 88 përqind, thanë se mbulimi i paktë me vaksina në shumë shtete, bën që mutacionet rezistente ndaj vaksinave të kenë më shumë gjasa për t’u shfaqur.

Më pak se 1 në 8 thanë se besonin që mutacionet nuk do të mund ta mposhtnin kurrë efektivitetin e vaksinave.

Sipas asaj që shkuan The Independent, me ritmet aktuale globale të vaksinimit, vetëm 10 përqind e njerëzve në pjesën më të madhe të vendeve të varfra do të jenë vaksinuar deri në fund të vitit./tvklan.al