Bioinxhinierët kanë shpikur një mënyrë për të rritur lëkurën në formën e duarve që mund të ndihmojë kirurgët me graftet artificale në plagët e ndryshme.

Lëkura inxhinierike është zakonisht si letra mbështjellëse dhe kjo e bën të vështirë si dhe zgjat kohën që duhet për ta qepur rreth një pjese të shformuar të trupit.

Kërkuesit e Columbia University e kanë zgjidhur këtë problem me dizenjimin e një mënyre që lëkura të rritet në forma të ndërlikuara 3-dimensionale, raporton “Metro”. Kjo do të bëjë të mundur ndërtimin e një ‘dorashke’ të përsosur me qeliza lëkure që mund të ‘vishet’ në një dorë të djegur.

Kërkuesit i kanë publikuar kërkimet e tyre në “Science Advances”.

Ndërtimet 3-dimensionale të lëkurës që mund të transplantohen si ‘veshje biologjike’ do të kishin shumë përparësi. Ato do të zvogëlonin drastikisht domosdoshmërinë e qepjes, reduktojnë kohëzgjatjen e operacionit dhe përmirësojnë rezultatin estetik”, shprehet profesori Hasan Erbil Abaci.

Studimi tregon gjithashtu se kjo metodë është më e mirë nga ana mekanike dhe funksionale se sa graftet konvencionale.

Procesi i ndërtimit të lëkurës së re nis me një skanim 3D me lazer të strukturës që duhet, si për shembull  dora e njeriut. Më pas, krijohet një model i zbrazët i dorës duke përdorur ndihmën e kompjuterave dhe printerit 3D.

Në fund, pjesa e jashtme e ‘skulpturës’ mbulohet me një përzierje keratinocitesh (qeliza që përbëjnë pjesën më të madhe të shtresës së jashtme të lëkurës, epidermës) ndërsa hapësira e brendshme mbushet me një kulturë që rrit dhe ushqen graftin.

Përveç modelit 3D, kërkuesit përdorën të njëjtat procedura që duhen për të bërë graftin e sheshtë të lëkurës dhe procesi mori të njëjtën kohë realizimi, 3 javë.

Vizioni i tyre për të ardhmen është që graftet të krijohen nga qelizat e lëkurës së vetë pacientit. Me një kampion vetëm 4×4 mm, mund të shumëfishohen mjaftueshëm qeliza sa për të formuar lëkurën që vesh dorën e njeriut./tvklan.al